Tirana përforcohet në portë, prezanton Shpëtim Moçkën

Tirana përforcohet edhe me një tjetër futbollist. Shpëtim Moçka është futbollisti më i ri i skuadrës së Tiranës. Portieri i cili në sezonet e fundit kishte veshur fanellën e Teutës, u largua nga durrsakët dhe sot iu bashkua bardhebluve, ku pritet të jetë një alternativë shumë e vlefshme për Ilion Likën në katërkëndorin e skuadrës kryeqytetase.

“Është prezantuar sot në ambientet e klubit, portieri Shpëtim Moçka për Tiranën Superiore. Futbollisti nga Vlora ka qenë i pranishëm në zyrat e klubit për të nënshkruar kontratën 1-vjeçare që e bën zyrtarisht bardheblu. Moçka vjen si një përforcim me vlera për skuadrën në prag të sezonit të ri. Në sezonin e fundit portieri 28-vjeçar ka qenë pjesë e Teutës ndërkohë që numëron dhe të tjera eksperienca në klubet e Superiores”, thuhet në njoftimin e Tiranës.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU