Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në përurimin e “Tirana Biznes Park”. Një investim gjerman, të cilin kreu i qeverisë e ka vlerësuar, duke theksuar se do t’i sjellë të ardhura shtetit dhe shqiptar dhe punësim qytetarëve.
“Investimet gjermane, kanë një vlerë të posaçme, përtej vlerës financiare dhe vlerës së shtuar në punësim. Kanë një vlerë kulturore në mënyrën e të jetuarit, të bërit biznes, ku priten qytetarët dhe informohen. Është fat që ky investim mori udhë dhe ky do të jetë një burim i ri të ardhurash për shtetin shqiptar. Investimi prej 100 milionë eurosh do të përfshijë mbi 10 mijë të punësuar në këtë sektor”, theksoi Rama.
Shefi i qeverisë nënvizoi se shqiptarët duhet të marrin shembull nga gjermanët dhe të punojnë si ata. Në inaugurim nuk ka munguar as kreu i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e ka cilësuar “Tirana Biznes Park” si një histori suksesi të garantuar.