Tifozi i Cityt, viktimë e racizmit; Sterling i dërgon një letër frymëzuese

Raheem Sterling ka shkruar një letër frymëzuese për të mbështetur një tifoz të ri i cili ka qenë viktimë e racizmit.

Ylli anglez, 24 vjeç, është kontaktuar nga nëna e të riut dhe ai është përgjigjur me një mesazh të përzemërt.

Një foto e letrës së Sterling është bërë virale gjatë fitores 9-0 të Manchester City-t ndaj Burton në Carabao Cup.

Sterling shkruan: “I dashur Ethan, më kanë folur për abuzimin racial që ke hasur. Mos harro të mbash kokën lartë dhe të jesh krenar për atë që je dhe të mos lejosh askënd të të heqë kurajon.

“Je i fortë dhe shumë i guximshëm. Vazhdo të jesh vetvetja. Mos harro të protestosh sa herë që të abuzojnë megjithëse nuk do të jetë e lehtë.”

Nuk është hera e parë që Sterling flet kundër racizmit këtë sezon pasi është abuzuar për vete gjatë ndeshjes me Chelsea-n në Stamford Bridge.

/a.r

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU