Tifozët të harrojnë gabimin e Gerrardit, Liverpool kërkon fitore me Chelsean në luftë për titull

Chelsea e viziton Anfieldin sot me synim për t’i prishur punë Liverpoolit në ndjekje të titullin në Premierligë.

Skuadra e Jurgen Kloppit do të kërkojë ta harrojë rrëshqitjen famëkeqe të kapitenit të atëhershëm, Steven Gerrard, që praktikisht ia humbi titullin Liverpoolit më 2014, dhe ta tejkalojë pengesën e kaltër këtë herë, shkruan Gazeta Express.

Të kuqtë, që tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm edhe matematikisht, grumbullojnë 82 pikë në krye të Premierligës, dy më shumë se rivali i vetëm për titull këtë sezon, Manchester City. Por, skuadra e Pep Guardiolës ka një ndeshje më pak të zhvilluar se lideri.

Pesë javë para përfundimit të kampionatit, një fitore ndaj Chelseat do të nënkuptonte shumë për Liverpoolin, dhe presioni do të binte mbi kampionin në fuqi City për t’i fituar dy ndeshjet e mbetura.

Ndërkohë, Xherdan Shaqiri, kosovari që e përfaqëson Zvicrën, pritet të jetë në stol përsëri dhe me gjasë nuk do të aktivizohet fare as ketë herë, siç nuk është aktivizuar në gjashtë ndeshjet e fundit në ligë.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU