Tifozët i hedhin fishekzjarr para këmbëve, lojtari u hedh flamurin e këndit (VIDEO)

Një fishekzjarr i shpërthen para këmbëve dhe lojtari merr flamurin e këndit e ua hedh tifozëve kundërshtarë.

Nuk ka ndodhur as në Shqipëri, e as në ndonjë vend tjetër me tifozeri të nxehtë, si në Itali, Spanjë apo Amerikën Latine.

Ka ndodhur në Goteborg të Suedisë, në ndeshjen midis IFK Goteborg e Malmoes.

Ish-lojtari i Goteborgut, tani te Malmoe, Tobias Sana, po bënte nxehjen për të hyrë në fushë, kur tifozët vendas i hedhin një fishekzjarr që i shpërthen para këmbëve. Edhe vetë Sana shpërthen, teksa merr flamurin e këndit dhe ua hedh tifozëve.

Ishte minuta e 77-të dhe ndeshja u ndërpre, ndërkohë që Sana u nxorr jashtë nga policia. Tani pritet skualifikim për të, por edhe për tifozerinë vendase.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU