Tifozët e Realit përgatisin protestë në minutën e shtatë

Tifozët e Real Madridit janë të pakënaqur me vendimet e gjyqtarit në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës në Camp Nou.Real Madrid fitoi ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës, duke shënuar fitore në Camp Nou me rezultat 3:1.

Në këtë takim kishte disa gabime të gjyqtarit, i cili përveç që akordoi një penallti për Barcelonën, ndëshko me karton të kuq Ronaldon.

Kjo bëri që portugezi të shtynte pak gjyqtarin, dhe kjo i ka kushtuar atij me dënim prej pesë ndeshjeve.Kjo ka irrituar tifozët e Real Madridit, të cilin në ndeshjen e sotme ndaj Barcelonës në Santiago Bernabeu, do të nxjerrin shamiat e bardha në minutën e shtatë, si shenjë proteste ndaj paraqitjes së dobët të gjyqtarit në ndeshjen në Camp Nou, përgatiti ”Express”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU