Familja Stafa nga Sheteli i Shijakut nuk e ka pritur mirë vendimin e Gjykatës për lirimin nga qelia të nuses së tyre, e cila helmoi tetë ditë më parë vjehrrën, duke i hedhur helmin në gotën e kosit, shkruan “Panorama”. Kryefamiljari, që u akuzua nga nusja për përdhunim, shprehet i indinjuar për lirimin e saj, teksa thekson se është i gatshëm t’i nënshtrohet çdo analize shkencore për të vërtetuar se pretendimet e Eldës janë gënjeshtër.
Gjatë një interviste për “Panorama”, Eduart Stafa (vjehrri i Elda Tanushit), shprehet se ajo ishte si një gjarpër në shtëpinë e tyre, duke e akuzuar se kishte një lidhje tjetër dhe se nuk ka qenë e virgjër kur është martuar me të birin. Madje, sipas tij, pas martese i dashuri i saj ka shtënë edhe me armë zjarri në drejtim të banesës së tyre.
“Nusen ne e kemi marrë me shkuesi, pra në mirëbesim. Pikësëpari, ajo nuk doli vajzë… E dyta, ajo vazhdonte të mbante lidhje me dashnorin e saj edhe pas martese. Madje, kur u fejua me djalin, tetë muaj më parë shtëpinë tonë e sulmuan me armë zjarri”- thote ai.