Thirrjet raciste “Virtini shqiptarët”, UEFA heton Lokomotivën e Moskës
Lokomotiva e Moskës do të hetohet për racizëm për shkak të sjelljes së tifozëve të saj në ndeshjen përballë Skënderbeut më datë 1 Tetor e cila përfundoi 2-0 për rusët.
Lajmi është konfirmuar nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA, që përmes një deklarate njofton se ka nisur hetimin për racizëm në ndeshjen e Europa League.
“Lokomotiva e Moskës do të hetohet për racizëm ndaj Skënderbeut. Vendimi më 15 Tetor” njofton UEFA.
Tifozët rusë thirrje raciste në ndeshjen ndaj Skënderbeut më 1 Tetor ‘Vritni shqiptarët’ ‘Kosova është Serbi’, teksa për pak sekonda u ndërpre edhe takimi. Lokomotiva kërkoi falje, ndërsa Skënderbeu deklaroi se do t’i shkonte deri në fund cështjes.