“The Sun”: BE jep paratë e britanikëve, për të futur Turqinë dhe Shqipërinë në BE

Gazeta britanike “The Sun” duket se po vijon “luftën” me Shqipërinë pas editorialit të kryeministrit Rama. Në një shkrim të saj prestigjiozja britanike shkruan se Bashkimi Evropian po planifikon një paketë ekonomike për vendet si Shqipëria dhe Turqia për të rritur shanset që t’i bashkohen familjes evropiane, por sipas tyre këto lekë janë nga taksapaguesit britanikë.

Sipas britanikëve paratë shkojnë për integrimin gjinor dhe për diskriminimin.

“Më shumë se 1 miliard paund nga paratë e taksapaguesve është duke u përdorur për të rritur mundësinë që Turqia dhe Shqipëria t’i bashkohen BE-së.

Këto para do të ndihmojnë për të luftuar korrupsionin, të përmirësojnë buxhetin ose të rrisin barazinë gjinore.

Në përgjithësi, BE-ja po shpenzon 10 miliardë £ nga viti 2014 deri 2020 dhe Britania e Madhe duhet të paguajë 1.2 miliard £.

 Ky plan i BE-së erdhi vetëm 24 orë pasi Sekretarja e Shtetit Tereza May tha se ishte kundër një zgjerimi gjithnjë e më të gjerë të Bashkimit Evropian.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU