Thaçi nostalgjik, nuk është mësuar (zëvendës) por e quan veten kryeministër

Duket se Hashim Thaçi nuk është mësuar fort me postin ministër i Punëve të Jashtme, apo zëvendëskryeministër. Ndodhi edhe që të martën që ai, gjatë fjalimit të tij, të ngatërrojë postin, duke e bërë veten kryeministër.

Gjatë fjalimit që mbajti në konferencën “Gërmia Hill”, Thaçi tha se është ‘në ditët e fundit si kryeministër’, duke dashur të thotë ‘si zëvendëskryeministër’. “Do të përpiqem të jem i shkurtër, vetëm në aspektin diplomatik, edhe pse i kam ditët e fundit si kryeministër shpresoj, pastaj natyrisht që do të kemi të njëjtat axhenda”, tha ai.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU