Thaçi: Kosova, vend i orientuar drejt vlerave perëndimore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takimin e lamtumirës, Nuncin Apostolik për Kosovën, Monsignor Juliusz Janusz, i shoqëruar nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe famullitari i Prishtinës, Don Fatmir Koliqi.

Thaçi ka falënderuar nuncin Janusz për angazhimin e sinqertë për shtetin dhe popullin e Kosovës.

Ai tha Kosova është një shoqëri tolerante, e bashkëjetesës mes feve dhe e orientuar kah vlerat perëndimore.

Nga ana tjetër, Janusz është shprehur i kënaqur që marrëdhëniet midis Kosovës dhe Selisë së Shenjtë po thellohen çdo ditë e më shumë. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU