Thaçi dekoron ambasadorin amerikan: Ndihmoi Kosovën!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar ambasadorin amerikan Greg Delawie me medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Në një status në Facebook, presidenti Thaçi thotë se gjatë këtyre tre vjetëve, ai u preokupua dhe ndihmoi çdo proces nëpër të cilin kaloi Kosova.

Greg Delawie, po e përfundon shërbimin e tij diplomatik në Kosovë.

Statusi i Hashim Thaçit

Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë sot e ndava për një mik të veçantë të Kosovës. Ambasadori amerikan, Greg Delawie, po e përfundon shërbimin e tij diplomatik në Kosovë. Pandalshëm, gjatë këtyre tre vjetëve, ai u preokupua dhe ndihmoi çdo proces nëpër të cilin kaloi vendi ynë. Faleminderit për shërbimin, për kritikat dhe për këshillat e vazhdueshme ambasador Delaëie. Kosova e çmon shumë mbështetjen tuaj!

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU