Thaçi apel partive: Gjeni sa më shpejt formulën e qeverisjes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se e mira për vendin do të ishte që partitë politike të gjejnë formulën pet zhbllokimin e ngërçit post-zgjedhor.

Në mënyrë “që Kosovës t’i jepet një qeveri e qëndrueshme, funksionale dhe efektive, shumetnike dhe që merr vendime që e çojnë vendin përpara dhe jo qeveri që ngec, apo e izolon vendin”, deklaroi Thaçi.

Ai tha se një prej parimeve kryesore për formimin e qeverisë së ardhshme duhet të jetë që njerëzit të cilët kanë përdorur dhe që përdorin dhunë për realizimin e qëllimeve politike të mos jenë bartës të institucioneve të Kosovës.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU