Terroristët sulmojnë Pakistanin, objektiv baza ajrore

Katër të dyshuar si islamikë sulmuan sot një bazë të rëndësishme të ushtrisë indiane pranë me kufirin pakistanez dhe pas 14 orësh forcat speciale arritën t’i neutralizojnë dhe rrimarrin në kontroll situatën.

Në fund të ditës ushtria njoftoi se “ka marrë kontrollin dhe ka vrarë katër personat e armatosur, të veshur me uniforma të ushtrisë indiane dhe që ishin infiltruara në bazën ajrore të Pathankot në veri të Idisë”.

Ushtria kishte njoftuar menjëherë se “kata persona dyshohet t’i përkasin grupit islamik ‘Jaish e Mohammed’ me qendër në Pakistan”.

Madje një gjeneral indian kishte deklaruar në televizionin Jaish se ky grup e kishte marrë përsipër këtë sulm.

Kjo bazë ka një rëndësi strategjike, pasi aty ndodhen dhjetëra avionë luftarakë dhe është vetëm 50 kilometra larg kufirit pakistanez.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU