Tërmeti “shkundi” vendin, MM bën bilancin: 57 banesa të dëmtuara në Veri

Një tërmet i fuqishëm goditi Shqipërinë gjatë orëve të pasdites të së shtunës.

Lëkundjet ishin tepër të forta dhe më shumë u ndien në qytetet e Tiranës, Durrësit, Pukës, Laçit, Matit, Bulqizës. Disi më të lehta lëkundjet u ndien edhe në zona të tjera të vendit, por edhe në shtete të tjera si Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Bosnjë.

Ndërkorhë, Ministria e Mbrojtjes raporton se tërmeti nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, por fatkeqësisht, nuk ka kaluar pa dëme materiale.

Të paktën 57 banesa janë dëmtuar në Klos, Mat dhe Bulqizë sipas të dhënave zyrtare. Banesat kanë pësuar çarje të mureve të gradave të ndryshme.

Njoftim per shtyp i Ministrise se Mbrojtjes:
Sot më datë 11.08.2018, ora 17:33, në fshatin Vinjoll të bashkisë Mat, ka pasur një lëkundje tërmeti me Magnitudë = 5,4 shkalla Rihter, dhe Thellësi= 5 km. Lëkundjet e Tërmetit janë ndier në qarqet: Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës, Tiranë dhe Elbasan. Deri tani nga komunikimi i QKOEC me specialistët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër, janë raportuar këto dëmtime të pjesshme në banesa:

12 banesa te demtuara ne Bashkine Klos, kryesisht në çarje muresh, dëmtime tavanesh etj

8 banesa te demtuara ne Bashkine Mat.

47 banesa te demtuara ne Bashkine Bulqizë, çarje muresh.

Specialistët e Emergjencave Civile në bashkitë të cilat kanë pasur problematika në lidhje me lëkundjet e tërmetit janë në terren së bashku me punonjës të tjerë të bashkive për tu ardhur në ndihmë banorëve.

Specialiastët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër janë në komunikim të vazhdueshëm me forcat që ndodhen në terren për të bashkërenduar veprimet në mënyrë që mos të ketë probleme tek banorët e prekur nga lëkundjet e tërmetit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU