Tërmeti në Zelandë, shihni si tundet supermarketi (VIDEO)

Tërmeti i fuqishëm 7.8 ballë i shkallës Rihter që goditi të dielën ishullin jugor të Zelandës së Re, u pasua nga një cunami dy orë më vonë.

Në media qarkullojnë video që tregojnë se sa të fuqishme ishin lëkundjet e tërmetit. Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë së një supermarketi duket momenti kur gjithçka bie në tokë, si pasojë e lëkundjeve të forta.

Gazeta “Herald” raporton se lëkundjet u ndjenë deri në Wellington ku u aktivizuan sirenat dhe njerëzit dolën të frikësuar nëpër rrugë, disa prej të cilëve duke qarë.
Shqiptarja/d.i.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU