Tërhiqet Vuçiç: Ju kanë mashtruar, kufijtë nuk ndryshojnë!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka mbajtur një fjalim në veri të Mitrovicës, pasi iu ndalua vizita në Banjë nga qeveria e Kosovës për shkak të protestave. 

Në fjalimin e tij Vuçiç fillimisht u ka kërkuar falje banorëve të Banjës qe nuk ka mundur t’i vizitojë.  

Më tej presidenti serb foli edhe për marrëveshjen me Kosovën ku tha se nuk do të këtë ndryshim kufijsh.

Ai tha që ka guxim të luftojë për popullin e vet për një të ardhme më të mirë.

“Do të bëj gjithçka. Le të më quajnë tradhtar. Dy gjëra nuk do t’i bëj, nuk do ta gënjej popullin tim dhe nuk do të punoj kundër shtetit tim”.

Më tej ai shprehu shqetësimin e tij për natalitetin e ulët.

Nuk po lindim sa duhet, po vdesim shumë. Po i braktisim trojet, kemi mbetur këtu më të fuqishmit. Nuk do t’ju premtoj municion dhe armatim, por ju premtoj që municionin dhe armatimin nuk do ta përdor askush. Këtë po e them që të keni shkolla dhe të rrisni fëmijë e të jetoni këtu në Kosovë”, tha Vuçiq, raporton Telegrafi.

“Kur po ju thojnë që dua t’i ndryshoj kufijtë nuk është e vërtetë. Dua të ruaj gjithçka që është e mundur në Kosovë, pasi situatën nuk e kemi njëjte si para 30 viteve”.

Kur luftoi Serbia kundër NATO-së në vitin 1999, kemi humbur pasi kemi qenë të dobët. Kemi humbur shumë territor këto 60 vitet e fundit…”, tha ai.

Presidenti serb tha se nuk do të ketë marrëveshje finale Kosovë-Serbi deri në fund të vitit.

Është gënjeshtër dhe s’na  bie ndërmend një gjë e tillë, sa i përket asaj që po thonë që deri ne fund te vitit do të arrihet marrëveshje finale”, tha ai.

Më tej ai pyeti, “a duam marrëveshje me shqiptarët, apo veç agoni? A kemi me shqiptarë nje marrëveshje të tille?…”.

Presidenti serb po ashtu e ka përsëritur edhe një herë, se Serbia kurrë do ta pranoj pavarësinë e Kosovës.

“Ka shumë të atillë në Serbi që thonë se deri në fund të vitit Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, por ata gënjejnë, sepse kurrë nuk do ta pranojmë pavarësinë e Kosovës, këtë ua premtoj”, ka deklaruar Vuçiç

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU