Tenton të përdhunojë 59-vjeçaren, prangoset memalioti

Një 56-vjeçar nga Memaliaj është arrestuar nga policia nën akuzën e përdhunimit. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K.A., i cili tentoi të kryejë marrëdhënie me shtetase 59-vjeçare V.F. jashtë dëshirës së ëksaj të fundit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rabije të Memaliajt një ditë më parë shkruan JavaNews. Raportohet se pas tentativës së këtij të fundit, gruaja ka bërë denoncim në polici. Unifromat blu janë vënë në lëvizje dhe kanë prangosur 56-vjeçarin.

Ai i ka mohuar akuzat në polici ku mësohet se ka deklaruar se gruaja e abuzuar ka bërë dëshmi të rremë. Prokuroria ka marrë dosjen në dorëzim dhe po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të tentativës së përdhunimit./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU