Tentoi të fusë në qeli celular të fshehur në këpucë, arrestohet polici i burgut të Fushë-Krujës

Një punonjës i burgut të Fushë-Krujës është arrestuar pasi u kap teksa po fuste sende të paligjshme në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Bëhet fjalë për punonjësin e policisë Bib Prend Beqiri, 56 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u krye për shkak se gjatë kontrollit të ushtruar para marrjes së shërbimit, i është konstatuar se mbante të fshehur një send të dyshimtë në pjesën e poshtme të këpucës së djathtë.

Pas kontrollit u konstatua se Beqiri kishte kamufluar një send të dyshimtë, i mbështjellë me qese plastike dhe izoluar me natriban, që më vonë rezultoi se brenda kishte një aparat telefoni Iphone 5.

Ndërsa në pjesën e poshtme të këpucës së majtë, poshtë shollës, u konstatua se kishte fshehur fishën e karikimit të këtij aparati telefonik.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, materialet iu dërguan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë. /a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU