Tentativë vetëvrasje në burgun e Fierit, i riu varet me çarçaf

Një 25-vjeçar i cili ndodhet i dënuar në ambientet e burgut të Fierit ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëvarur me çarçaf në qeli.

I burgosuri Marlind Y. pasi është parë nga shokët e dhomës dhe policët e burgut është dërguar me urgjencë në spital nga ku mësohet se gjendja e tij është e rëndë.

Nuk dihen ende rrethanat e këtij akti ekstrem nga ana e tij, ashtu sikundër mbeten të paqarta arsyet që e kanë shtyrë të riun drejt vetëflijimit. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU