Tensionohet situata në Katalonjë, Puigdemont thirrje popullit për qëndresë

Pas votimit të parlamentit katalanas për pavarësi nga Spanja, Madridi vendosi të shpërbëjë parlamentin vendas dhe të pezullojë autonominë, duke marrë kontrollin drejtëpërdrejtë. Vendimi i madridit duket se ka sjellë tension në Barcelonë ku janë mbledhur mijëra protestues.

Presidenti i rajonit Pugdemont, i cili është vënë nën hetim nga prokuroria spanjolle ka reaguar pas vendimit të Madridit zyrtar. Ai i ka bërë thirrje popullit për qëndresë.  Puigdemont ka kundërshtuar marrjen nën kontroll nga Spanja të Katalonjës dhe pezullimin e qeverisë rajonale.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë me vendosmëri. Puigdemont ka kërkuar një “kundërshtim demokratik” ndaj vendimit për pezullimin e autonomisë.

Në fjalimin e tij të parë institucional, në televizionin publik, Puigdemont tha se nuk pranon pezullimin e qeverisë nga spanjollët.

“Në një shoqëri demokratike, parlamentet janë ato që e zgjedhin ose e shkarkojnë presidentin”, tha ai./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU