Kryetari i LSI-së Petrit Vasili ka denoncuar në incident, ku sipas tij një anëtar i LSI është goditur në fshatin Zharrëz. Kryetari i LSI ka denoncuar ngjarjen duke dhënë edhe emrin e autorit të dhunës.
Sipas Vasilit, policia e drogës nuk e ka arrestuar kriminelin. Ai i kërkon PS-së të distancohet nga kriminelët.
“Një anëtar i LSI-së në Zharrëz është goditur nga horra të Partisë Socialiste. Autori i veprës kriminale është Agim Grembi. Policia e drogës nuk ka arrestuar kriminelin. PS të dënojë aktin, të distancohet nga kriminelët. Partia Socialiste e Fierit ka përgjegjësi të rëndë për armiqësinë e krijuar”, ka deklaruar Vasili.
Kreu i LSI-së paralajmëron përgjigje të ashpër ndaj këtij akti. “Përgjigjja jonë do të jetë shumë e ashpër. Nuk do të falim asnjë që guxon të bëjë presion”, thekson Vasili.
a.ç