Tensioni në Kumanovë, Rama anulon vizitën në Tetovë

    Një ditë pas vendimit të Universitetit të Tetovës për të shtyrë dhëniën e çmimit “Honoris Causa”, Kryeministri Edi Rama ka anuluar vizitën zyrtare të parashikuar në 14 maj në Tetovë.  Shkak është bërë situata e tensionuar në Maqedoni, e veçanërisht pas sulmit të armatosur në Kumanovën e banuar nga shqiptarët.

    Lajmi konfirmohet për JavaNeës.al nga zëdhënësi për mediat në Ministrinë e Jashtme Glevin Dervishi i cili theksoi se vizita e kryeministrit rama është shtyrë për një afat të pacaktuar por se është një vendimi i përkohshëm. Gjithçka pritet të varet nga ecuria e situatës në Kumanovë, pas përleshjes së armatosur që çoi në 22 viktima mes policëve dhe pjesëtarëve të grupit të armatosur.

    Sipas axhendës, kreu i qeverisë shqiptare do të merrte në Universitetin shtetëror të Tetovës titullin “Honoris Causa” së bashku me Ministrin e Jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi më 14 maj.

    SHPËRNDAJE
    Artikulli paraprakJa formacioni ideal i Ibrahimoviçit
    Artikulli tjetërËndërr

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU