TENSIONET/Merkel ultimatum Erdoganit: Na krahaso edhe njëherë me nazistët dhe ke për të parë

Kancelarja gjermane Angela Merkel i është përgjigjur ashpër dhe e ka paralajmëruar presidentin turk Rexhep Taip Erdogan që të ndalë krahasimet me nazistë dhe komente të tjera të ngjashme me këto, pasi Gjermania do t’i ndalojë më shumë evenimente të politikanëve turq, raporton BBC.

Ditë më parë, Gjermania ndaloi disa mitingje që kishin si synim të nxisnin votuesit turq që jetojnë në Gjermani të votojnë pro referendumit që shton fuqitë e Erdogan, i cili nga ana e tij tha se Europa po përdor masa nazistësh kundër Turqisë dhe preket kur Turqia i quan nazistë.

Merkel nxitoi t’i përgjigjej presidentit turk dhe e paralajmëroi haptazi se krahasime të tilla duhet të ndalen dhe se nuk pranon asnjë justifikim për to. Ajo shtoi se “ Gjermania ka të drejtë të marri çdo masë që sheh të arsyeshme si reagim”, përfshirë anulimin e evenimenteve të ardhshme të politikanëve turq

Në të njëjtin kuadër, ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel deklaroi se Gjermania është vend tolerant, por jo idiot dhe Turqisë i është bërë e qartë se ka shkelur një kufi që s’duhej ta bënte.

Kujtojmë se limitet i kaloi edhe gazeta turke e afërt me Erdogan, “Gunes”, e cila e veshi kancelaren gjermane me kostumin e Hitlerit. Imazhi i saj kishte zënë pjesën më të madhe të faqes së parë të së përditshmes, me shenjën karakteristike svastikën naziste në uniformën e saj.

merkel-as-hitler Turqia dhe Europa kanë nisur një luftë, pasi Gjermania dhe Holanda bllokuan mbajtjen e tubimeve të politikanëve turq për një votim “pro” në referendumin e muajit të ardhshëm për zgjerimin e kompetencave të Presidentit Rexhep Taip Erdogan.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU