TENSIONET/ Plani rregullues i Himarës, Këshilli Bashkiak zhvendoset në fshatin Kuç

Në Këshillin Bashkiak të Himarës, më 25 gusht, kundërshtarët e projekteve që do të miratonte këshilli, reaguan dhunshëm. Në krye të protestuesve ishin Fredi Beleri, kryetari i Omonias Himarë dhe biznesmeni Nikollaq Neranxi. Por, në kushtet kur mbledhja rrezikohej sërish të prishej, Këshilli Bashkiak dhe kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, vendosën që mbledhjen e radhës ta mbanin në fshatin Kuç, i cili me ndarjen e re territoriale është pjesë e kësaj bashkie.

Ambienti ku do të mbahej mbledhja u mor në ruajtje nga Policia e Shtetit. Edhe në Kuç nuk munguan përplasjet, ku banorët edhe një herë tentuan të hynin në sallën e improvizuar për mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Por, tentativat për të prishur mbledhjen nuk zgjatën shumë, pasi anëtarët e PBDNJ-së u larguan nga mbledhja, e bashkë me ta dhe protestuesit e mbërritur nga Himara.

Mbledhja vijoi normalisht, ku të pranishëm ishin këshilltarët e PS, PD e LSI, të cilët diskutuan me konsensus mbi planin e përgjithshëm vendor të Himarës, që pritet ta transformojë rrënjësisht këtë zonë.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU