Tensionet mes Ankarasë dhe Washingtonit, Ministri turk: Nuk ndihmojnë dialogun

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ka deklaruar se kërcënimet, ultimatumet dhe afatet nga SHBA-të nuk ndihmojnë dialogun midis Ankarasë dhe Washingtonit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kërcënimet, ultimatumet dhe afatet nuk ndihmojnë dhe nuk janë në përputhje me frymën e aleancës”, deklaroi Akar në një konferencë mbi marrëdhëniet amerikano-turke në Washington, ku ai diskutoi prokurimin turk të sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400 dhe rritjen e presionit të SHBA-ve ndaj Turqisë për shkak të vendimit të saj.

“Ne besojmë se kjo çështje mund të zgjidhet përmes dialogut konstruktiv”, tha Akar për bisedimet me aleatin e saj të NATO-s.

shfi

 

Pas përkjeve të pasuksesshme për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore nga SHBA-të, Ankara në vitin 2017 vendosi të blej sistemin e Rusisë.

Washingtoni paralajmëroi Ankaranë për blerjen e sistemit S-400, ndërsa në fillim të këtij muaji pezulloi shpërndarjen e pjesëve dhe shërbimeve të tjera që kanë të bëjnë me avionët F-35.

Zyrtarët e SHBA-ve sugjeruan që Turqia të blej sistemet e raketave Patriot të SHBA-ve në vend të sistemit S-400 nga Rusia, duke argumentuar se do të ishte e papajtueshme me sistemet e NATO-s dhe do t’i ekspozonte avionët F-35 nën nënshtrimin e mundshëm rus.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU