Tension në kufi, Greqia arreston dy ushtarë turq

Dy ushtarë turq janë arrestuar të Dielën nga ushtria greke pasi akuzohen se kaluan ilegalisht kufirin mes dy vendeve.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia amerikane e lajmeve “AP”, e cila një zëdhënës të ushtrisë greke citon në kushtet e anonimatit.

Sipas zëdhënësit, arrestimet ndodhën në kufirin mes dy vendeve në verilindje të Greqisë. Ai më tej mohoi raportimet në median greke sipas të cilave gjatë incidentit u dëgjuan të shtëna me armë.

Zëdhënësi tha se nuk ishte ende e qartë se si dy ushtarët turq kishin kaluar kufirin dhe as rangu i tyre në ushtrinë turke nuk dihej ende, por ushtria greke po heton nëse ka pasur edhe tentativa të tjera për kalim kufiri.

Në muajin Mars ishte Turqia ajo që arrestoi dy ushtarë grekë për kalim të paligjshëm kufiri. Dy ushtarët grekë u mbajtën në burgjet turke deri në muajin Gusht, kur u liruan në pritje të vendimit përfundimtar të gjykatës.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU