Temperaturat e larta, fluks pacientësh në spitalin e Bulqizës

Temperaturat e larta të ditëve të fundit janë shoqëruar edhe me shtimin e pacientëve që i drejtohen spitalit të Bulqizës. Sipas mjekëve, pacientët që janë trajtuar, kanë pasur përgjithësisht viroza gripale, por nuk kanë munguar edhe rastet e helmimeve për shkak të konsumimit të ushqimeve jashtë kushteve higjienike. Përveç të sëmurëve që kanë marrë ndihmë ambulatore, për pacientët që kanë pasur simptoma më të rënduara është vendosur shtrimi për trajtim më të plotë në spital.

Mjeku i spitalit të Bulqizës, Kaja thotë se pacientët që kanë marrë ndihmë mjekësore janë përgjithësisht fëmijë dhe të moshës së tretë, por nuk kanë munguar edhe rastet e grupmoshave të tjera. Ndër ankesat e pacientëve mbeten temperaturat e larta, ku fëmijët kanë paraqitur vështirësi në organet e frymëmarrjes apo dhimbje barku.

Mjekët u kërkojnë prindërve që të tregohen të kujdesshëm me fëmijët e tyre në këto ditë të nxehta, dhe t’i drejtohen spitalit për çdo shqetësim të të vegjëlve, sidomos për rastet e dhimbjeve të barkut.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU