• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Telashet amerikane, që e zgjuan kaq herët Bashën, këtë të hënë

by Mero Baze
25/03/2019 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Meraku i vetëm i Lulzim Bashës sot, sapo doli nga dera e Prokurorisë, ishte të fliste për një hetim shqiptar, dhe jo amerikan. Edhe pse 4 ditë më pare, ai refuzoi të shkonte në Prokurori, dhe i ktheu përgjigje arrogante, kërkesës së SHBA dhe Skocisë për pagesat e bëra në vendet e tyre në emër të Partisë Demokratike, sot ai u zgjua më herët se zakonisht, dhe u paraqit në Prokurori. Dhe sapo doli prej andej, u pëproq të fshehë arsyen pse u çua aq herët dhe pse u bë qëngj i butë, për të shkuar aty.

Ndaj deshi të fliste për një hetim shqiptar, dhe jo amerikan. Në fakt, nuk është se ka gënjyer plotësisht. Sipas njoftimit të Prokurorisë, ka nisur dhe një hetim shqiptar ndaj tij, për shkelje të ligjit shqiptar të financimit të partive politike.

Por Lulzim Basha shkoi aty për t’u dhënë përgjigje letërporosive të ardhura nga SHBA dhe Skocia, ku provohet me fakte, se në emër të tij janë bërë 650 mijë dollarë pagesa të deklaruara, ndërsa ka deklaruar vetëm 25 mijë dollarë pagesa. Dhe siç e thekson dhe vetë Prokuroria në njoftimin zyrtar, 500 mijë prej tyre janë bërë nga kompania ruse me qendër në Skoci, “Biniatta Trade”.

Pra, që t’i përmbledhim faktet, Lulzim Basha sot hetohet në tre shtete. Në Skoci, në SHBA, dhe në Shqipëri. Në Shqipëri për shkelje të ligjit të financimit të partive, ndërsa në SHBA mund të përfundojë nën akuzën për pastrim parash.

Po ti shtosh kësaj historie dhe faktin se Lulzim Basha ka deklaruar në emisionin “Opinion” në dhjetor 2017, se 500 mijë dollarët janë mbledhur në një “foundreising” të shqiptarëve në SHBA dhe i janë dhuruar lobistit të tij, Lulzim Basha është i pashpresë për të dalë nga kjo histori. Kjo deklaratë i hap atij punë të re me hetimin amerikan, pasi duhet të gjejë kush janë shqiptarët, a kanë deklaruar në taksat e tyre vjetore shumën që kanë paguar, kush e ka organizuar fushatën e mbledhjes së fondeve etj, dhe kur të gjitha këto të rezultojnë shpikje të Lulzim Bashës, ai mund të fajësohet për devijim të qëllimshëm të hetimit dhe fshehje provash, çka e bën aktin e pastrimit të parave, një veprim të kryer me vetëdije të plotë.

Fakti që Lulzim Basha u pëproq ta paraqiste thirrjen në Prokurori si hetim shqiptar, është pikërisht përpjekja për t’i fshehur opinionit publik problemin që ka me drejtësinë amerikane, pasi sipas mendjes së vet, me Prokurorinë shqiptare, mbaron punë duke e sulmuar publikisht dhe duke e intimiduar, siç ka bërë tetë muaj rresht, dhe ata ishin duke mos e thirrur fare.

Falë këmbënguljes së palës amerikane dhe mesazheve që Prokuroria dhe ai vetë ka marrë këtë javë, sot kemi një zbythje të tij, shkuarjen me bisht në shalë në Prokurori, dhe hapje të çështjes dhe nga Prokuroria shqiptare.

Tani mos u shqetësoni më, se sa faj ka Lulzim Basha. Të gjithë ata që duan ta mbrojnë, apo t’i dalin në krah, është mire t’i japin vetëm një këshillë, që të mos bëjë më deklarata.

Më pëlqeu fakti që ky Gazmend Bardhi e ka kuptuar gjëmën që ai bën me deklarata dhe nuk foli kur doli nga Prokuroria, por tha se i ka thënë të gjitha Lulzim Basha. Kjo tregon se ai e di gjëmën që të bën Basha kur flet.

Ka bërë deklarata mjaftueshëm, që e kanë bërë atë të pambrojtshëm. Ka shpikur që paratë i ka gjetur në SHBA nga shqiptarët, ka shpikur më pas që nuk e di kush ja ka dhënë ato para në emër të PD-së, lobistit të tij, dhe sot akoma më keq, në mënyrë qesharake, ka deklaruar se PD po përballet me një hetim që e ka kërkuar vetë.

Ajo që Basha nuk tha akoma për SHBA, është se aty ka nisur një hetim i dytë, lidhur me pagesat që janë bërë për të sulmuar ambasadoren amerikane të emëruar në Shqipëri një vit më parë, që ajo të rrëzohej në Senat. Ato do të jenë telashe të reja për mënyrën e pagesës, pasi vetëm politikanët shqiptarë besojnë se e keqja u vjen nga ambasadorët, dhe jo nga qeveritë e tyre.

Kaq mjaftojnë që ky njeri, ose të shpallet fajtor, ose budalla. Meqë PD e do edhe të pafajshëm, edhe kryetar, të paktën të mos flasi, se kështu si e ka nisur, shpresa  e vetme për ta mbrojtur mbetet deklarata e djalit të Fahriut, që “vetëm presidenti Trump dhe kryetari Basha akuzohen për financime ruse, ndaj Basha do fitojë”.

Next Post
Te zhdukurit e komunizmit do identifkohen përmes ADN së të afërmeve

Te zhdukurit e komunizmit do identifkohen përmes ADN së të afërmeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In