Teksa Titanic mbytej, kompania bëri diçka të shëmtuar për punonjësit

Kompania White Star Line në pronësi të së cilës ishte edhe Titanik ishte aq dinake sa që në kontratat e punëtorëve të saj kishte vendosur një klauzolë të pabesueshme.

Sipas saj, shkruajnë mediat e huaja, në rast të fundosjes së anijes, ose të aksidenteve të ngjashme, (për të cilat pohuan se janë të pamundura) çdo punëtori i ndërpritet marrëdhënia e punës, apo shkarkohet përkohësisht.

View image on Twitter

Sipas interpretimit të kësaj klauzole, kompania nuk ka dashur të paguaj pagat e punëtorëve të cilët në një moment do të duhej që para se të punonin, të shpëtonin kokat e tyre.

Pasi u përplas me një ajsberg dhe u mbyt, familjet e punëtorëve Titanik u informuan se ata duhet të paguajnë të ashtuquajturat “shpenzimet” në qoftë se ata duan të marrin trupat e më të dashurve të tyre.

View image on Twitter

Shumica, për fat të keq nuk munden të paguanin, kështu që shumicës së viktimave, vetëm u ngritën përmendore, pa varre dhe trupa në to.

Gjërat ishin edhe më keq për muzikantët nga anije. Ata ishin si sipërmarrës të pavarur, që do të thoshte se kompania nuk duhej që ligjërisht të bënte asgjë për të ndihmuar familjet e tyre. /a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU