Teknologjia, Rama thumbon Berishën: Mosha e internetit ishte për t’u kthyer nga plak në adoleshent në Facebook

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar Sali Berishën, gjatë aktivitetit “Policia e gjeneratës tjetër”.

Duke folur për teknologjinë në polici, Rama tha se nuk ekzistonte edhe pse Shqipëria ishte shpallur në moshën e internetit, shprehje e përdorur nga Berisha kur ishte kryeministër.

“82% e mjeteve të Policisë së Shtetit ishin jashtë standardit, sipas raportit të lënë, pa folur për teknologjinë që as nuk ekzistonte edhe pse Shqipëria ishte shpallur në moshën e internetit. Mosha e internetit ishte për t’u kthyer nga plak, në adoleshent në Facebook por jo për policinë e shtetit”, tha Rama.

d.i.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU