Teknika e ushtarëve: Si t’ju zërë gjumi për dy minuta…

Ju ka ndodhur që të ktheheni një ditë të lodhur nga puna dhe dëshironi të flini, por nuk ju zë gjumi?

Rrotulloheni dhe rrotulloheni pa fund në shtrat dhe sërish nuk gjeni rehati. Tashmë do t’ju prezantojmë me teknikën e shpikur nga ushtarakët dhe ekspertët në vitet ’80.

“Relaksohu dhe fito: Si e arrijnë këtë kampionët”, është edhe libri ku gjendet e shkruar kjo teknikë.

Hapat që duhet të ndiqni:

Relaksimi

Qetësoni më parë muskujt e fytyrës. Përqendrohuni në relaksimin e faqeve, fytit, muskujve përreth syve. Lëshoni poshtë supet sa më shumë që të mundeni dhe me vetëdije dhe ngadalë lëshoni një herë njërën, pastaj dorën tjetër të shtrirë.

Frymëmarrja

Kur të jeni qetësuar, merrni frymë ngadalë dhe njëtrajtshëm, duke relaksuar muskujt e gjoksit. Përqendrohuni edhe në relaksimin e këmbëve në këtë moment, filloni nga kofshët dhe vithet dhe përfundoni me shputat. Dhjetë sekonda dorëzojuni plotësisht ndjenjës së relaksimit.

Pastrimi i mendimeve

Ekspertët propozojnë tre shembuj të teknikës vizuale. Imagjinoni që jeni të shtrirë në barkë në një liqen të qetë, mbi ju gjendet vetëm qielli i kaltër i pafund. Imagjinoni që jeni ulur në karrige luhatëse në dhomën e cila është plotësisht e errësuar. Provoni që gjatë dhjetë sekondave të mos mendoni për asgjë.

Nëse është e nevojshme, kthjelloni edhe më shumë mendjen duke përsëritur “mos mendo, mos mendo, mos mendo”.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU