Të shtëna me armë në një bankë në SHBA, 5 të vdekur

Pesë persona kanë mbetur të vrarë, si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në një bankë në Sebring, të Florida, SHBA.

Sulmi ndodhi këtë të mërkure, ku policia arrestoi autorin e dyshuar, një djalë 21 vjeç.

Para se të qëllonte me armë, ai kishte marrë dhjetëra persona peng, të cilët u liruan më tej.

Hetuesit flasin për një tentativë grabitje, të shkuar keq.

Negociatat dhe momentet e panikut zgjatën për afro katër orë, deri kur i riu hapi zjarr.

Zephen Xaver, kishte telefonuar vetë policinë, duke lajmëruar se kishte marrë disa persona peng, brenda SunTrust Bank në Sebring.

Në vendin e ngjarjes mbërritën skuadrat speciale bashkë me ekipin negociator, duke tentuar të bindnin të riun të dorëzohej, deri në momentin kur e lokalizuan.

Por vetëm në momentin kur hynë brenda bankës, efektivët gjetën pesë persona të vrarë.

a.cupaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU