• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të reagosh si një bishë e plagosur!

by Mero Baze
08/05/2018 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka hedhur poshtë me vendosmëri tre propozimet e Ministrisë së Drejtësisë, për shkarkimin e tre gjyqtarëve, të cilët në mënyrë të hapur kanë shkelur parimet e dhënies së drejtësisë, për çështje me ndjeshmëri të lartë publike. Bëhet fjalë për një gjyqtar nga Durrësi, i cili la të lirë dhe mundësoi arratisjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që kërkohej nga shteti italian për ekstradim, një tjetër gjyqtar që refuzoi të jepte urdhërin e mbrojtjes për zonjën Liljana Ruka, dhe si pasojë ajo u vra prej burrit të saj, si dhe një gjyqtar i Gjykatës Administrative Vlorë, i cili ka dhënë 212 vendime gjyqësore të arsyetuara me vonesë.

Çfarë mund të bëjë bashkë shumicën e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të mbrojtur këta gjyqtarë?

Nuk besoj se është çështje personale apo lobim i tyre. Sado të fortë të ishin ata, nuk do t’ia arrinin të lobonin tek çdo anëtar, gjyqtar i KLD, për t’i mbrojtur për vendime haptazi mafioze dhe të rrezikshme për shoqërinë.

Nuk do të mjaftonte as ndonjë mbështetje e fshehtë politike për ta.

Ajo që e karakterizon sot vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, është beteja për t’i rezistuar ndryshimit dhe reformës në drejtësi. Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vepruar instiktivisht si një bishë e plagosur që ndjehet në rrezik, dhe ka sulmuar “agresorin”, që në këtë rast është Ministria e Drejtësisë. Ata i kanë mbrojtur tre gjyqtarët si pjesë e  identitetit të tyre, dhe kanë parë tek ata fatin e tyre të adhshëm.

Solidariteti i tyre ndaj tre gjyqtarëve haptazi të papranueshëm në veprimtarinë e tyre, është sa një mijë argumente që ka paraqitur shumica politike, diplomatët e huaj, shtypi, shoqëria civile, dhe gjithë ata që kanë luftuar për reformën në drejtësi. Solidariteti i tyre tregon se sistemi aktual gjyqësor, është armiku më i madh i drejtësisë dhe në sallën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka përqëndrimin më të madh të njerëzve kundër drejtësisë në këtë vend.

Presidenti Ilir Meta ka dënuar vendimin, duke dëshmuar në këtë rast pafuqinë e tij për të ndikuar në këtë vendim, pafuqi që vjen prej rezistencës që i është bërë deri më sot refromës në drejtësi nga politika shqiptare, pjesë e së cilës në shumë raste ka qenë dhe LSI.

Vendimi është i frikshëm, jo vetëm sa i takon solidaritetit me padrejtësinë, por mbi të gjitha me krijimin e një sekti të betuar kundër drejtësisë, që ka vendosur të rezistojë deri në minutat e fundit.

Në kushtet kur vetingu ka filluar dhe ne shikojmë përditë shfaqje shpesh banale të diskretitimit të armatës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, ritmi me të cilin ai po ecën, ka nevojë për një ndryshim radikal.

Të njëjtët gjyqtarë që sot rezistuan në KLD, janë duke bërë namin në gjykatat ku punojnë, të bindur se pas pak kohësh, nuk do të jenë më aty. Kjo periudhë është ndoshta periudha më e zezë e dejtësisë, pasi shumica e gjyqtarëve shpresëhumbur për të ardhmen e tyre, po kthehen në gjobëvënës dhe linçues të së drejtës së qytetarëve, sidomos në çështje civile.

Në këto kushte duhen gjetur mekanizma jo vetëm për shpejtimin e vetingut për Gjykatën e Apelit dhe atë të Shkallës së Parë, por dhe monitorimin aktual të procesit të gjykimeve civile dhe penale, dhe pse jo, duke parë mundësinë që shumë prej çështjeve delikate të shtyhen në pritje të spastrimit të sistemit.

Kur institucioni më i lartë i drejtësisë shqiptare, ka kurajon t’i kundërvihet hapur rekomandimeve të bazuara në fakte të forta me ndjeshmëri të lartë publike, për vendime haptazi të padrejta, do të thotë se KLD zyrtarisht i ka shpallur luftë drejtësisë në Shqipëri, duke dëshmuar se ndjehet e plagosur dhe e rrezikuar nga reforma në drejtësi. Dhe kjo agoni ka nevojë të marrë fund shpejt, pa prodhuar gjëma të reja.

Next Post
Eshtë Irani që mund të kërcënojë SHBA dhe jo Rusia!

"Një turp për mua si qytetar amerikan", Trump tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In