Të hënën nis sesioni i ri parlamentar, reforma në drejtësi beteja mazhorancë-opozitë
Kuvendi i Shqipërisë do të nisë të hënën në orën 17.00 sesionin e pestë i Legjislaturës). Seancës së pasdites do t’i paraprijë mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku do të miratohet kalendari trejavor i punimeve dhe programi i punës së Kuvendit deri në muajin nëntor.
Sfida e këtij fillimsesioni pritet të jetë reforma në drejtësi, por dhe projektligje të tjera të rëndësishme, të propozuara nga qeveria. Reforma në drejtësi është një ndër kushtet kryesore për të plotësuar kushtet e integrimit në Bashkimin Europian.
Kuvendi i Shqipërisë i zhvillon punimet vjetore në dy sesione. Sesioni i parë nis të hënën e tretë të janarit, ndërsa sesioni i dytë të hënën e parë të shtatorit.