Të dehur në timon dhe me shpejtësi tej normave, prangosen 5 shoferë

Policia e Shtetit ka vijuar mbrëmjen e djeshme kontrollet me Radar e Drager në kryeqytet dhe rrugën interurbane Tiranë-Durrës.

5 drejtues mjetesh janë vënë në pranga pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Njoftmi i policisë

Prej ores 23.00 te dates 05.05.2018 e deri ne oren 05.30 te dates 06.05.2018..

Kontrolle te panderprera nga Policia Rrugore e Tiranes me Radar e Drager ne rruget urbane e interurbane.

Fotot flasin vet. Shpejtesi e alkool.

5 drejtues mjetesh ne pranga pasi drejtonin mjetin ne gjendje te dehur.

37 Leje Drejtimi te pezulluara, nga keto:

23 Leje Drejtimi per shpejtesi tej çdo kufiri te lejueshem .

14 Leje Drejtimi per drejtim mjeti nen ndikimin e alkoolit apo ne gjendje te dehur.

15 drejtues mjetesh per OASH per xhama te riveshur.

34 masa per mos vendosje te ripit te sigurimit dhe 7 masa per mosvendosje te kaskave mbrojtese.

6 mjete u bllokun per mos shlyerje te masave administrative nga 5 deri ne 9 masa.

D.K, u arrestua ne flagrance pasi drejtonte mjetin ne gjendje te dehur ne masen 0.66 mg/l

E.I, u arrestua ne flagrance pasi drejtonte mjetin ne gjendje te dehur ne masen 0.77 mg/l

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU