Ben Blushi ka patur dy kryetarë në parti Fatos Nanon dhe mua. Me Fatos Nanon u bë nja tre herë ministër dhe s’bëri asnjë punë.
Me mua s’bëri asnjë punë por bëri nja tre libra, romane.
Dhe e vetmja gjë që unë do t’i sugjeroja nëse do kisha mundësi do ishte që tani që është akoma me këtë mllefin atomik ndaj PS-së, të bëjë edhe një libër tjetër, një roman sepse kur të bëjë partinë e tij s’do bëjë më as punë dhe as romane
Ky ishte komenti i Kryeministrit Edi Rama për ish deputetin e PS Ben Blushi mbrëmjen e kaluar në një intervistë televizive, teksa këtë të mërkurë ka ardhur dhe reagimi i Blushit përmes rrjetit social.
“Paska folur Edi Rama per romanet e mi! Kur shkrimtaret merren me qente, qente merren me Librat!”– shkruan Blushi./java/a.k