“Tavo urdhëroi tërheqjen e grupit të Dropullit në inaugurimin e sheshit Skënderbej”

Inagurimi i sheshit të ri Skënderbej mbrëmjen e djeshme është bërë pjesë e një skenë aspak të hijshme. Koncertit inagurues, ku ishin parashikuar pjesë nga folklori i të gjitha trevave shqiptare ndjeu mungesën e Dropullit, të cilëve i’u është urdhëruar tërheqja nga deputeti i LSI, Vangjel Tavo, raporton JuguNews.

Burime të afërta me këtë grup rrefejnë se Antonis Tunis, udhëheqësi artistik i këtij ansambli, është tërhequr pas një telefonate të Vangjel Tavos, duke dashur te ndezë një frymë përçarëse etnike vetëm për arsye elektorale. Sipas burimeve, Tavo ka paralajmeruar drejtuesin e ansamblit se gjatë koncertit do te ketë sulme me bombë nga ISIS.

Siç mund të shihet edhe më poshtë, Antonis Tunis ka marrëdhenie mjaft të afërta si me presidentin Ilir Meta ashtu edhe me deputetin Tavo njëkohësisht është dhe kryetar i LSI për Dropullin. Ndaj, arsyeja publike se kinse u tërhoqën për shkak të pjesëmarrjes së grupeve nga Çamëria nuk qëndron, pasi LSI dhe PDIU janë tanimë në ‘një muaj mjalti’.

Kjo nuk është hera e parë që partitë politike luajnë rrezikshëm me përkatësitë etnike vetëm për përfitime elektorale, shpesh herë duke tensionuar edhe marrëdhëniet ndërshtetërore, raporton JuguNews.

Policia ka nisur hetimet per nxitje te te urrejtjes etnike duke marrë në pyetje drejtues të këtij ansambli.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU