Tavë mëngjesi me perime dhe vezë

Përbërësit

– 3 vezë

– 4 lugë gjelle ajkë

– 55 gr djathë

– 50 gr proshutë

– 2 speca

– 1 kërpudha

– gjysmë domate

– 1 thelb hudhër

– 1 grusht majdanoz

– 1 lugë gjalpë

– Piper te zi

– Krip

1. Në një enë më të thellë thyemë vezët, shtojmë kremin, domatet e copëtuara në kube të vogla (vetëm i kullojmë nga lëngu i tyre më parë), shtojmë proshutën e prerë imët, kërpudhat e copëtuara po ashtu majdanozin, specat dhe hudhrën, si dhe djathin e grirë në rende, kryp dhe piper të zi sipas shijes.

2. Masën e përziejmë mirë.

3. Tiganin e lyejmë me gjalpë, pastaj shtojmë masën e përgatitur.

4. Masën e përgatitur e fusim në furrë dhe e pjekim për 20 minuta në temperaturë 200gradë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU