Tatimet kontrolle në zonat turistike, gjoba e bllokim biznesesh në Gjirin e Lalzit dhe Pogradec

Drejtoria e Tatimeve ka zbritur në terren, duke ushtruar kontrolle të subjekteve në zonat turistike.

Kryesisht kontrollet janë të përqendruara rreth kuponit tatimor, mallrave pa faturë, punonjësve të padeklaruar, ku janë konstatuar disa shkelje.

Për subjektet me shkelje janë marra masa administrative si gjoba dhe mbyllje aktiviteti.

Njoftimi i plotë

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror,  po ushtron kontrolle të detajuara ndaj subjekteve, që kanë veprimtari ekonomike në zonat turistike të qarkut Durrës dhe Korçë, përkatësisht nga Gjiri i Lalzit në Spille dhe nga Pogradeci, në Dardhë e Voskopojë.

Duke filluar nga data 22 qershor, strukturat e specializuara hetimore të kësaj drejtorie kanë verifikuar në total 680 subjekte. Nga këto, për 397 subjekte janë marrë masa me një vlerë prej rreth 12.6 milionë lekësh.

Më konkretisht: “për moslëshim kuponi hera parë” janë konstatuar 101 shkelje; për “moslëshim kuponi hera dytë”, janë konstatuar 5 shkelje, për të cilët është marrë edhe masa e bllokimit 30 ditë; për “punonjës të padeklaruar” janë konstatuar  59 shkelje;

për “mall pa faturë tatimore” (rivlerësim dhe ndryshim përgjegjësie) janë konstatuar 87 shkelje, ndërsa 33 subjekte kanë rezultuar të paregjistruara në organet tatimore.

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror, ju bën thirrje tatimpaguesve, të ushtrojnë aktivitet ekonomik konform ligjit, për të siguruar më tej mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Javanews/a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU