Tatimet bllokojnë dhjetëra subjekte, vendosin 26.7 milionë lekë gjoba

758 biznese janë konstatuar në shkelje të legjislacionit tatimor vetëm gjatë periudhës 1-15 nëntor. Nga të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, gjatë kësaj periudhe janë kontrolluar 1574 subjekte, ku janë vendosur rreth 26.7 milionë lekë gjoba. Moslëshim i kuponit tatimor dhe mosregjistrim në organet tatimore janë edhe dy ndër shkeljet kryesore të evidentuara nga kontrollet në terren të Administratës Tatimore.

Më konkretisht, sipas DPT-së:

  • 12 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë). Gjithashtu janë bllokuar ambientet e 3 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale (hera e dytë).
  • 39 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore. Për ata është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së.
  • 268 tatimpagues janë konstatuar me shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë).
  • 34 tatimpagues nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 39 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune.
  • 148 tatimpagues janë konstatuar që disponojnë mallra pa dokumentacion tatimor.
  • 102 tatimpagues janë penalizuar për mosdeklarim të punonjësve, ku 92 janë subjekte të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 10 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.

Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Berat, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Kukës, Dibër, Sarandë janë edhe qytetet kryesore ku janë përqendruar kontrollet e strukturave të specializuara të Hetimit Tatimor.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU