Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xaferi nuk pret se dorëheqja e shefit të diplomacisë greke Nikos Kotzias mund të ketë ndikim në marrëveshjen e arritur mes Shkupit dhe Athinës zyrtare lidhur me emrin e Maqedonisë.
Duke folur për tensionet në parlament mes mazhorancës dhe opozitës, kryeparlamentari Xhaferi u shpreh se është optimist se palët do të gjejnë gjuhë të përbashkët. Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje.
Këto komente Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i bëri në emisionin Klan Debat me gazetarin Seladin Xhezairi. Përndryshe, nesër kuvendi në Shkup duhet të vazhdojë seancën ku duhet të votohen ndryshimet kushtetuese.
/b.d