Takimi Trump-Putin mishërohet në një… Nokia 3310!

Telefoni Nokia 3310 i vitit 2017, që në ditën e parë të publikimit zyrtar, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, mbi të gjitha mes të apasionuarve të telefonisë celulare, si dhe janë krijuar shumë versione ekskluzive me pamje nga më të ndryshmet duke kontribuar në rritjen e interesit drejt kësaj pajisjeje.

Këtë herë kompania “Caviar” ka realizuar një version të veçantë të Nokia 3310 në përkujtim të takimit historik që ndodhi para pak ditësh mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin me rastin e G20-ës në Gjermani.

Ky model karakterizohet nga një skelet prej titani dhe me pjesë të ndryshme prej floriri të verdhë.

Në pjesën e pasme është i dukshëm një medalion i rrumbullakët ku ndodhen profilet e dy presidentëve me shikimin e kthyer drejt të njëjtit objektiv si dhe një nënshkrim ku është vendosur data dhe vendi i këtij eventi shumë të rëndësishëm.

“Në nder të takimit mes presidentit rus dhe atij amerikan, Caviar ka realizuar një model për koleksion të Nokia 3310 me portretet e dy liderëve të dy vendeve. Profilet e dy presidentëve janë të prezantuar në këtë telefon. Fakti që sytë e tyre janë fiksuar në të njëjtin drejtim, padyshim që shpreh dëshirën e përbashkët për të përparuar në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë. Megjithatë, nuk duhet harruar ashpërsia dhe fortësia e nevojshme për të ruajtur drejtësinë, interesat personale dhe të vendit. Për të theksuar këto cilësi, projektuesit realizuan skeletin duke përdorur titan. Dizenjimi i këtij telefoni është simbol kujtues i G20-ës, të vendit dhe datës historike të këtij takimi”, shkuran kompania në një komunikatë./b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU