Takimi sekret i klubeve të mëdha angleze, vendosin tërheqjen nga “Champions”?

Sipas tabloidit anglez “The Sun” dje është mbajtur një mbeldhje sekrete mes përfaqësuesve të Manchester City, Manchester United, Liverpool, Arsenal dhe Chelsea për të vlerësuar hipotezën e krijimit të një Super Lige Evropiane të re.

Rivalet angleze sipas hipotezave, do të përballeshin me 8 ekipe të tjera evropiane, në një turne ku pjesëmarrja do të ishte automatike, e kushtëzuar me kualifikimin nga kampionatet siç ndodh tani në kompeticionet e Kontinentit të Vjetër.

Lamtumirë Champions?

Ky skenar që do të minonte përfundimisht Champions League sipas analizës të bërë nga “The Sun”, lind nga fakti që ekipe si Leicester City dhe Totenham kanë eliminuar të mëdhatë me renditjen aktuale në kampionat.

Në takimin e zhvilluar mes përfaqëssuesve të klubeve të mëdha, merrnin pjesë Ed Ëoodëard zëvendëspresident i United, Bruce Buck president i Chelsea, Ivan Gazidis administrator i Arsenal, Ferran Soriano administrator i City dhe Ian Ayre i Liverpulit.

Takimi i fshehtë u zhvillua në një hotel në Londër.

takimi sekret biget anglez

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU