Në Durrës po mbahet sot takimi informal i kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë takim janë ftuar të marrin pjesë 6 kryeministrat e rajonit por vetëm katër prej tyre kanë ardhur në Durrës.
Ka rënë në sy mungesa e kryeministres së Serbisë Ana Brnabiç dhe atij të Bosnjës Denis Svizdiç.
JavaNews ka mësuar se dy kryeministrat kishin njoftuar më herët munegsën e tyre. Kjo pasi ata kishin në axhendë aktivitetet të tjera të paracaktuara.
Në takimin e sotëm është i pranishëm edhe Komisioneri për Zgjerimin Johanes Hahn./a.m.