Takimi i Bleonës me Rihannën (VIDEO)

Ajo është një nga këngëtaret shqiptare e cila ka arritur të përfshihet në evente të shumta së bashku me yjet e showbizit botëror dhe gjithashtu të ketë miq disa prej tyre.

Por si mund ta shohim edhe në këtë video të vitit 2012 këngëtarja Bleona Qereti jo vetëm që shkel me ta në tapetin e kuq, por edhe akomodohet në të njëjtin vend me ta.

Këtu e shohim të dalë nga një ndërtesë në Beverly Hills ku sapo ka mbërritur këngëtarja me famë botërore Rihanna.

Më pas ato përshëndeten gjatë këtij shkëmbimi mes tyre ku dalja e ndërtesës është mbushur nga paparacët.

Bleona ka treguar në disa intervista se ky vend që shihet në video, është vendbanimi i saj në të cilin banon edhe Rihanna.

Lajmi/d.i.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU