Tahiri: Zhbërja e strukturave paralele të Serbisë e ndërlidhur me Asociacionin

“Nuk do të fillohet asnjë veprim për zbatimin e marrëveshjes për Asociacion e komunave me shumicë serbe pa zhbërjen e strukturave paralele, pa e marrë Kosova kodin telefonik shtetëror dhe pa u pavarësuar sistemi i transmisionit energjetik”, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Edita Tahiri, Ministre për Dialog e Qeverisë së Kosovës.

Ajo thekson se Serbia nuk mundet ta themelojë njëanshëm Asociacionin, ndërkohë që, sipas saj, në Bruksel do të formohet grupi punues trepalësh për zhbërjen e të gjitha strukturave paralele të Serbisë të mbetura në Kosovë. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU