Tahiri: Padi Bashës për 21-janarin. “S’ka përgjegjësi policia se nuk gjeti grua e vrau dy vëllezër”

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dha disa statistika të luftës kundër krimit gjatë vitit 2015. Ai përmendi padinë ndaj Lulzim Bashës për ngjarjet e 21-janarit, si një prej sukseseve të vitit që lamë pas.

“Kam depozituar kallëzim për Bashën si ish-ministër në lidhje me ngjarjet e 21-janarit. Kemi depozituar procedim penal për ish-drejtorin e përgjitshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, për mosekzekutim të urdhrave të arrestit për 6 gardistë, vonesë që solli prishjen e provave. Kemi depozituar procedim penal për ish-zv.drejtorin e përgjitshëm të Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj, për mosekzekutim të urdhrave të arrestit për 6 gardistë, vonesë që solli prishjen e provave. Këto çështje janë në hetim nga prokuroria”, tha ministri Tahiri.

Tahiri theksoi gjatë fjalës së tij se viti 2015 shënon disa rekorde pozitive në drejtim të vendosjes së rendit publik. Sipas tij, statistikat tregojnë se në vitin që lamë pas kemi numrin më të vogël historik të vrasjeve.

“Vrasjet, ky është vitit i parë në 25 vitet e fundit, ku numri i vrasjeve është thuajse gjysma. Është rekordi më pozitiv i punës së Policisë së Shtetit në 25 vitet e fundit. Janë evidentuar 54 vrasje, të cilat përbëjnë numrin më të vogël absolut të 25 viteve të fundit. Edhe nëse e shohim në raport me numrin e vrasjeve në raport me 100 mijë banorë, shifrat tregojnë se ka shumë përmirësim dhe Shqipëria është në një nivel me vendet më të zhvilluara. Situata e përgjithshme e sigurisë në vend është mjaft e mirë, që do të thotë se puna parandaluese ka qenë mjaft e mirë”, tha Tahiri.

I pyetur nga gazetarët mbi vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, Tahiri tha se ngjarje të tilla është e pamundur të parandalohen nga policia. Në lidhje me pretendimet për largimin e vrasësit nga rrethimi dhe dorëzimin e tij në Tiranë, Tahiri tha se uniformat blu e kanë bërë mjaft mirë detyrën dhe ishte pikërisht puna e policisë që çoi në vetëdorëzimin e autorit.

“Detajet ne lidhje me vrasjen në Shkodër do bëhen publike, sigurisht jo nga unë, kur hetimi të ketë përfunduar. Policia ka qenë në krye të detyrës për kapjen e autorit. Policia ka bërë detyrën më së miri për kapjen e autorit brenda 48 orëve. Nëse do thoni u dorëzua dhe nuk u kap, ky është një debat që unë refuzoj ta bëj. Puna e policisë ka dyshuar rezultate konkrete gjë që çon pa asnjë dyshim në kapjen e autorëve të krimeve. Nuk ka përgjegjësi policia e shtetit kur një person nuk gjen grua dhe vret dy vëllezër. Dhe as kur një bashkëfshatar vret një njeri për prerjen e një plepi. ”­ deklaroi ministri Tahiri.

Më tej ai i’u përgjigj edhe akuzave të opozitës për situatën e rendit publik pas ngjarjeve kriminale të ditëve të fundit kur tha se “nuk ka ndonj surprizë sepse siç kemi kalpërcyer rekorde historike në uljen e vrasjeve, dhe opozita ka kapërcyer rekorde në konferenca me sulme absurde kundër Ministrisë së Brendshme”.

Denoncimet në numrin 129

Tahiri: Mbi 194 mijë telefonata tek numri 129. Kjo tregon rritjen e besimit të qytetarëve te policia për të ndarë çdo shqetësim. Dhe gadishmëirnë e qytetarëve për të pasur partner të parë për zgjidhjen e problemit policinë.

Denoncimet në Komisariatin Dixhital

Tahiri: Janë 35 mijë qytetarë që sot nëpërmjet aparatit celular përdorin komisariatin dixhtal, dhe janë 36 mijë raportime, që do të thotë 35 mijë qytetar kanë raportuar te policia për çështje që kanë shqetësuar komunitetin. Raportimet lidhen me krimet mjedisore, armëmbajtje, dhunë në familje, etj, madje raportimet në komisariatin dixhital kanë parandaluar edhe vrasje.

Abuzimi me detyrën i Policëve

Tahiri: Janë afro 1 mijë punonjës policie të proceduar gjatë vitit 2015. 243 procedim penal dhe 790 procedim disiplinor. Kjo tregon vendosmërinë për ta kthyer policinë në strukturë model. Dhe nga ana tjetër, kjo tregon masën dhe volumin e punës që duhet të bëjmë ne së bashku me qytetarët ndaj punonjësve që kanë shkelur ligjin. Edhe viti 2015 edhe viti 2015 tregon vendosmërinë tonë për të luftuar paligjshmërinë. Për ne është prioritet maksimal lufta kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit.

Lufta kundër drogës

Tahiri: Është tashmë shifër e njohur për ju, shifrat e deklaruara nga Guardia Di Finanzia mbi sipërfaqen e kultivuar. Këtë vit ëhstë kultivuar 8 herë më pak me bimë narkotike, prej të cilave është asgjësuar 99.6 % e sipërfaqes. 620 raste më shumë të proceduara, me 319 autorë të proceduar penalisht më shumë se viti 2014.

Siguria rrugore

Tahiri: Kemi 4.5 % rritje të numrit të aksidenteve. Ka rritje të numrit të viktimave nga aksidentet në numra absolut, por krahasimisht ka më pak viktima dhe të plagosur për 100 mijë banorë karahsuar me 2014 dhe akoma më shumë me vitet më parë. 1892 drejtues mjeti të arrestuar nga policia për përdorim alkoli dhe përdorim të mjetit pa patentë. Kjo shifër tregon dimensionin e paligjshmërisë në rrugë. Mbi jgysma e qytetarëve që kanë humbur jetën nga aksidentet kanë humbur jetën në aksidente të mjetit me qytetarin, janë aksidente ku kalimi i rrugës në mënyrë të pakujdesshme, ka sjelljë humbje të jetës. Pra bëhet fjalë për kalimin e rrugës në mënyrë të paligjshme në rrugë ku mjetet kanë shpejtësi të lartë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU