Tahiri: Ne e ftojmë në dialog për Drejtësinë, opozita na përgjigjet me dhunë & pistoleta

 

Partia Socialiste e Tiranës ka zhvilluar sot një takim me anëtarët e rinj ku në fokus ka qenë pjesëmarrja në referendum. Në fjalën e tij, koordinatori i rajonit Tiranë-Durrës, Saimir Tahiri, tha se anëtarësimet e reja nuyk janë vetëm një numër, por PS tashmë është një ambient ku diskutohet për qeverisjen.

Tahiri është ndalur te ftesa e Ramës për opozitën sa i përket një tryeze për reformën në drejtësi.

“Ka një ftesë nga kryeministri, ndërsa opozita e refuzon bashkëpunimin dhe i përgjigjet me dhunë dhe pistoleta” – tha Tahiri duke iu referuar protestave te Liqeni.

Sipas tij, qeveria po bën reforma shtetformuese ndërsa sa i përket reformës në Drejtësi politika ka detyrim historik.

“Është shumë e rëndësishme që alternativën e dialogut t’ia tregojmë pa pushim opozitës sepse është produkt i vetëdijes tonë për të ndërtuar Shqipërinë që duan shqiptarët. Pavarësisht kostos dhe barrës së rëndë që i kanë lënë qeverisë demokratët, është e rëndësishme që reformat të bëhen” – theksoi kreu i PS së kryeqytetit, njëkohësisht ministër i Brendshëm.

Ai tha se ka një domosdoshmëri akoma më të madhe, atë të dialogimit me shqiptarët.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU