Ish-ministri i Punëve të Brendshme ka dalë paraditen e së enjtes në një konferencë për publikun ndërsa ka njoftuar edhe dorëheqjen e tij nga mandati i deputetit.
Në fjalën e tij, Saimir Tahiri tha se mielli dhe çizmet e kanë penguar të flasë në Kuvend.
Ai u shpreh se do ta presë drejtësinë deri ditën e fundit ndërsa hodhi akuza të forta ndaj opozitës.
“Prita për dy javë të flisja në parlament. Por diku mes miellit dhe cizmeve mu bë e pamundur. Prandaj zgjodha këtë rrugë për të ndarë me ju një qëndrim timin. Para 6 muajsh filloi një histori me të cilën po përballem dhe po dëgjoj lloj lloj rrace që nuk ka lënë gjë pa thënë sikur të kisha qeverisur për 30 vjet. Dikush thotë kriminel, dikush trafikant, një herë shtyllë e krimit, një herë dru i shtrëmbër.
Këtë e kam quajtur kur gjyqin ta bën djalli. Jo se unë jam ëngjëll, sepse kam bërë gabime si çdo njeri. Por kur dëgjoj që gjyqin ma bën ajo racë që më politikë ka vjedhur dhe nuk është ndëshkuar, këtë nuk e pranoj. Kanë thënë se më ka mbrojtur imuniteti, parlamenti, Rama etj. As më kanë mbrojtur as nuk dua të më mbrojnë. Tani po thonë se jam bërë pengesë për integrimin, kur kjo politikë i ka vjedhur këtij populli të ardhmen. Nuk kam qenë kurrë dhe as nuk jam si këta.
As nuk fshihem pas parlamenti, as marr rrogën kot, as për të kapur tëndera. Kam 6 muaj që hesht por dëgjoj akuza përtejj cdo imagjinate. Kam 8 vjet në parlament dhe më duket sikur kam 80 vjet dhe kam 4 vjet ministër dhe më duket sikur nuk ka pasur kurrë ministër të brendshëm. Cmimi i lirisë është më i vlefshëm se çmimi i karrierës time. Suksesi më i madh i djallit është t’i bindë të gjithë se nuk ekziston. Këta ja kanë dalë. Kam duruar 6 muaj dhe nuk kam folur për të respektuar të drejtën timë, ndaj kam heshtur. Unë akuzohem për trafikant. Drejtësinë do e pres në gjykatë deri ditën e fundit. Por këtë gjyqin publik, me çfarë të drejtë ma bëjnë.
Më akuzon Lulzim Basha, kllouni më i madh i politikës shqiptare, që vrau 4 njerëz dhe vodhi miliona euro. Sot del si shul dhe ka gojë të më akuzojë mua. Më akuzon Berisha që ka rrënuar Shqipërinë më keq se cdo hetues. Më akuzon Monika dhe Ilir, që ngado t’i kapësh nuk ka ujë të shenjtë që ua heq njollën që kanë. Për mua nuk del asnjë shqiptar që thotë jam hajdut, që kam vjedhur tëndera, që kam marrë lek. Politika bie dakord që të mos i përmenden zullumet njëri tjetrit Duke blerë media, ambasadorë, deputetë të huaj. Kështu ia hodhën dhe më bëjnë mua moral. Nëse dikush heshtjen time në respekt të drejtësisë, e ka marrë për nënshtrim, nuk më paskeni njohur fare, ndaj mendojeni mirë. As nuk jam dorëzuar, as nuk dorëzohem. Iu drejtohem kolegëve të mi, se nëse ndonjë drejton gishtin ndaj meje, më e pakta e ka gabim.
Heshtja ime nuk është as nënshtrim as frikë. Nuk dua t’i shmangem drejtësisë. Dua vetëm të vërtetën time të plotë. Kam shumë fuqi për të vërtetën time. Njëri vinte të më sugjeronte se nuk isha unë , por Edi Rama koka e trafikut të drogës dhe kështu do të shpëtoja unë. Janë bërë të gjithë bashkë përballë meje, pushka top iu qoftë. Unë këtu jam dhe do ja dal
Pasardhësi im në detyrë, me akuza për policinë kriminale, ia kaloi edhe Saliut dhe Lulit. Hashashin e kishin aty për 25 vjet dhe më akuzojnë mua. Këta që kanë qeverisur për 25 vjet nuk kanë lënë gjë pa vjedhur. Këta anadollake që sot flasin për europën, ta dinë se shqiptarët e varfër nuk do hanë integrimin. Në parlament disa kanë vrarë dhe bëjnë si engjej. Ambasadorët në Shqipëri marrin rolin e prokurorit. Politika e ka përdhunuar këtë vend për 25 vite cep e më cep. Vettingun e votuan si dele me dy ambasadore që për turpin tonë duartrokisnin mbi kokën tonë.
Por unë pyes, pse nuk e filluam nga vetja vettingun. Nga politika. Palacot që kanë qeverisur për 25 vjet janë të qetë. Ministri i brendshëm numëron bandat në Tv. Të bën të marrësh valixhet dhe të largohesh. Kam më shumë kriminalitet në çdo vend të Europës, por askush nuk ia nxin faqen vendit të tij. Nuk jam rraca e atyre që qëndrojnë në kuvend. Nga sot dorëzoj mandatin e deputetit. Do përballem me prokurorinë si qytetar i thjeshtë. Do përballem me drejtësinë si me çdo palaço në politike. Këtu më keni si qytetar të thjeshtë. Fuqia ime është e vërteta ime dhe nuk do resht t’i shkoj deri në fund” – tha ish-ministri.
TIRANE-Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sot në orën 10:00 ka paralajmëruar një konferencë shtypi nga Kryesia e Kuvendit.
Deklarata e Tahirit vjen në nisje të seancës plenare, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e konferencës për shtyp.
Ish-ministri ka qenë në dy seancat e fundit në Kuvendit, ndërsa prania e tij ka shkaktuar polemika të forta nga opozita.
a.ç